Gazeta "The Washington Post" ka shkruar se SHBA-ja dhe disa vende arabe po punojnë mbi një plan që përfshin afatin kohor lidhur me krijimin e shtetit të Palestinës.

Në lajmin e gazetës të cilin e bazon në zyrtarë amerikanë dhe arabë, thuhet se SHBA-ja dhe disa vende arabe po nxitojnë për të përfunduar një plan të detajuar dhe gjithëpërfshirës për çështjen e një paqeje afatgjatë mes Izraelit dhe Palestinës.

Po ashtu në lajm theksohet se po punohet për një kalendar kohor përfundimtar për krijimin e shtetit të Palestinës dhe se kjo mund të bëhet e ditur brenda disa javëve të ardhshme.

Në lajmin ku mbrohet ideja se bisedimet për armëpushim dhe shkëmbimin e pengjeve mes Izraelit dhe Hamasit janë të lidhur me këto plane, vihet në dukje se afati i armëpushimit të parë i cili parashikohet të vazhdojë për të paktën 6 javë, do të sigurojë kohë lidhur me njoftimin e këtyre planeve për opinionin, marrjen e mbështetjes dhe zbatimin e hapave të parë.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se njohja e shtetit palestinez është në mesin e mundësive dhe se njohja e shtetit palestinez nga SHBA-ja mund të bind botën arabe se përpjekjet këtë herë do të jenë ndryshe./aa