Është mbyllur seanca plenare edhe këtë të hënë në një minutash tepër të shkurtër, rreth 15 minuta.

Kjo pasi deputetët e opozitës të cilët janë përjashtuar për disa ditë nga seanca, kanë mundur të çajnë kordonin e Gradës dhe të futen në sallë.

Pas tensioneve të krijuara, ku veç zhurmave dhe fyerjeve të drejtuara për mazhorancën, disa nga deputetët kanë gjuajtur me sende drejt Edi Ramës dhe Lindita Nikollës, e si rrjedhojë kjo e fundit mbylli seancën.