Pas mbylljes së seancës plenare, deputetët e opozitës të cilët arritën që të futen në sallë, i janë bashkuar tashmë protestuesve.

Kujtojmë se protestuesit e thirrur nga grupi i Sali Berishës, u mblodhën jashtë ambienteve të Kuvendit, ndërsa në sallë ishte parashikuar që të zhvillohej seanca plenare.

Kjo është hera e parë që pas 2 vitesh, grupi i Gazment Bardhit i bashkohet një proteste të organizuar nga Rithemelimi i Berishës.