6 kompani shqiptare të certifikuara sipas Standardit Evropian Organik, do të jenë pjesë e stendës shqiptare në panairin “BIOFACH 2024”, në Gjermani.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur se në stendën “Enjoy Bio Albania”, ekspozohen ekselencat e produkteve tona për vizitorët dhe partnerët potencialë të eksportit nga e gjithë bota.

Ajo siguroi për mbështetje të kompanive që prodhojnë ushqim organik dhe sektorit të bimëve mjekësore dhe aromatike.

““Enjoy Bio Albania”, stenda shqiptare në panairin “BIOFACH 2024”, në Gjermani, një nga panairet lider të ushqimit organik dhe sektorit të bimëve medicinale dhe aromatike, të cilin ne do të vijojmë ta mbështesim, si një potencial i madh zhvillimi, që gjeneron punësim të qëndrueshëm dhe të ardhura për shumë familje në zonat rurale të vendit”, tha ajo./ata