Kryeministri Edi Rama shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të valltares së njohur të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, Lili Cingu.
 
Rama u shpreh se “ikja e Lili Cingut lë zbrazur fronin e mbretëreshës së valles shqiptare”.
 
“U prehtë në paqe”, shkruan Kryeministri në mesazhin e ngushëllimit.
 
Artistja e mirënjohur ishte një nga valltaret shqiptare më të mira shqiptare, e nderuar me disa tituj për karrierën e saj artistike, si “Nderi i Kombit” dhe “Mjeshtër i madh”.
 

Liljana Cingu ishte një nga valltaret shqiptare që krijoi një personalitet tipik të sajin jo vetëm në skenë, por edhe jashtë saj.

Vitet e saj, të fshehura me hijeshi pas veshjeve elegante, tregojnë për një femër që i mbijetoi kohës falë pasionit për vallet e bukura shqiptare./ata