Kreu i Delegacionit të të Burgosurve dhe të Liruarve të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO), Kaddura Faris, tha se Izraeli u ka shpallur luftë palestinezëve në burgje paralelisht me sulmet në Rripin e Gazës.
Në qytetin Al-Bire të Bregut Perëndimor të pushtuar u mbajt një demonstratë solidariteti me palestinezët në burgjet izraelite.
Faris, i cili mori pjesë në demonstratë, në deklaratën e tij për Anadolu tha se “që nga 7 tetori, palestinezët në burgjet izraelite u janë nënshtruar sulmeve të dhunshme”.
Ai gjithashtu theksoi se Izraeli u ka shpallur luftë palestinezëve në burgje paralelisht me sulmet në Rripin e Gazës.
Në një deklaratë të përbashkët me shkrim të bërë dje nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dhe Delegacioni i të Burgosurve dhe të Liruarve të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës, u tha se që nga 7 tetori forcat izraelite kanë arrestuar 6.512 persona në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Që nga 7 tetori, kur forcat izraelite nisën sulmet në Gaza, ka pasur një rritje të ndalimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor./aa