Prezenca e OSBE-së vlerësoi sot rritjen e bashkëpunimit me Gjykatën Kushtetuese gjatë vitit 2023, sikurse tregohet edhe në raportin vjetor të Gjykatës Kushtetuese.

Në një postim në rrjetet sociale, Prezenca e OSBE-së thekson gatishmërinë për të mbështetur më tej Gjykatën Kushtetuese

“Prezenca e OSBE-së është e gatshme të mbështetë më tej Gjykatën Kushtetuese në përpjekjet e saj për të rritur transparencën, aksesin dhe efikasitetin e operacioneve të saj, dhe forcimin e kapaciteteve institucionale për të mbështetur sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe angazhimet e OSBE-së”, thuhet në reagim./ata