Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është parë mëngjesin e kësaj të premteje në selinë blu.
Sipas informacioneve, Meta është duke zhvilluar një takim me ish-kryeministrin, Sali Berisha.
Takimi i tyre vjen një ditë pasi KQZ vendosi të regjistrojë grupimin e Alibeajt me logon e PD në zgjedhjet e 14 majit dhe i dha 48 orë Bashës për të plotësuar autorizimin e dhënë ndaj personave që iu kishte deleguar përfaqësimin e PD në zgjedhjet vendore të 14 Majit.