Prodhimi industrial i Gjermanisë shënoi rënie me 1.6 për qind në bazë mujore në dhjetor 2023, më shpejt se parashikimi i tregut, tregojnë të dhënat zyrtare të publikuara të mërkurën.
Tregu vlerësoi një rënie më të butë prej 0.4 për qind në matjet e dhjetorit, pas një rënieje të rishikuar prej 0.2 për qind në nëntor.
Rënia vjen kryesisht nga rëniet e ndjeshme në industrinë kimike dhe atë të ndërtimit me 7.6 për qind, përkatësisht 3.4 për qind, sipas autoritetit statistikor të vendit Destatis.
Nga ana tjetër, prodhimi në sektorin e automjeteve regjistroi rritje të ndjeshme me 4 për qind në të njëjtën periudhë.
Në bazë vjetore, prodhimi industrial ishte më i ulët me 3 për qind në dhjetor. Në gjithë vitin 2023, prodhimi industrial i Gjermanisë u tkurr me 1.5 për qind krahasuar me një vit më parë me prodhim më të ulët të energjisë (15 për qind)./aa