Ekspozimi i fëmijëve në internet, ku ata përballen me forma të ndryshme kërcënimi apo bullizimi, është rritur 4 herë gjatë vitit që lamë pas.
Të paktën 80 fëmijë denoncuan dhe kërkuan ndihmë pranë Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike gjatë vitit 2023, thotë Igli Tafa, Koordinator Kombëtar në këtë institucion. Sipas tij mbizotërojnë denoncimet e grupmoshës së adoleshentëve që lidhen me bullizmin në rrjetet sociale, shantazhimin, etj.
‘Në vitin 2023 në platformën tonë janë ofruar rreth 80 raste, pesha më e madhe e bullizimit kibernetik, pjesa më e madhe e tyre nga adoleshentët. Është e vërtetë që ky numër është më i madhe se 2022, ky trend vjen edhe për shkak të ndërgjegjësimit. Në vitin 2022 numri i raportimeve ishte 20-25, shihet një rritje prej katërfish.’- tha Igli Tafa, koordinator Kombëtarë për Sigurinë Kibernetike AKCESK.
Ndër rastet e denoncuara vitet re se më shumë raste bullzmi janë shfaqur në platformën Tik Tok.
‘Sigurisht që format që mbizotërojnë janë rrjetet sociale, dhe mbi të gjitha është Tik Tok. Është e vërtetë që ka rritje të bullizmit apo të keqpërdorimit, se bullizmi është një ndër format. Dhe për këtë neve do të shohim të marrim masat e nevojshme në mënyrë që platformat të cilat nuk kanë asnjë filtër në përmbajtjet e tyre të rregullojmë pjesën ligjore.’- tha Tafa.
6 shkurti shënon edhe Ditën Ndërkombëtare të Internetit të Sigurtë, në aktivitetin “Një hapësirë kibernetike më e sigurtë për fëmijët”, ministrja Bora Muzhaqi ngriti shqetësimin për mbrojtjen e fëmijëve, ndërsa bëri thirrje për të denoncuar çdo rast.