Mandati i diplomatëve të emëruar në misionet diplomatike apo posteve konsullore nga 3 vite do te jete katër vjeçar dhe Diplomatët e emëruar nuk mund të ushtrojnë më shumë se dy mandate të njëpasnjëshme jashtë vendit. Ky është vetëm një nga disa ndryshime që ministria e punëve te jashtme propozon për ti bërë ligjit për shërbimin e jashtëm dhe dokumenti është publikuar për konsultim publik.
Zv/ministrja e punëve te jashtme Megi Fino në një interviste për Tv Klan shpjegon projektligjin e ri Akademia Diplomatike do te jene nje hallke shume e rëndësishme për karrierën e diplomateve. Ndërkohe që ju jepet mundësia shqiptareve të cilët kanë punuar në organizatat ndërkombëtare që të bëhen pjesë e shërbimit të jashtëm shqiptar.
Prej vitit 2015 nuk ka me kuota për diplomatët që vijnë jashtë sistemit të shërbimit te jashtëm, dhe në ndryshimet që propozohet nuk janë të parashikuara kuota të tilla.
Edhe procedura që ndiqet për emërimin e ambasadorëve ka ndryshuar, por znj. Fino siguron se nuk anashkalohet roli qe ka Parlamenti përmes komisionit të politikës së jashtme.
Në dokumentin i cili në përfundim te fazës se konsultimit do të kalojë në qeveri për tu miratuar dhe me pas për t’iu nënshtruar shqyrtimit parlamentar parashikohen dhe ndryshime përsa i takon trajtimit financiar të diplomatëve dhe familjarëve të tyre./Tema