Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi regjistroi koalicionin “Bashkë fitojmë”, por duke lënë jashtë nga ky koalicion siglën PD me kryetar Sali Berishën.

 

 

Sipas Celibashit, PD-ja nuk ka shprehur vullnet për t’u bërë pjesë e këtij koalicioni dhe si e tillë, sigla PD e Berishës nuk mund të jetë pjesë e koalicionit “Bashkë fitojmë”.

 

“Mungon vullneti i PD-së për të qenë pjesë e këtij koalicioni. E njëjta situatë ka qenë edhe në shkurt 2022. Në konkluzion dhe në analizë të të gjithë çfarë përmenda do regjistrojmë koalicionin “Bashkë Fitojmë” me 3 parti, PL, PBDNJ dhe PDK“- tha Celibashi.

 

 

Ky koalicion do të jetë i përbërë vetëm nga tre parti, PL, PBDNJ dhe PDK.