Përmes kamerave të sigurisë grupi hetimor ka arritur të identifikojë personin i cili një natë më parë vendosi tritolin në një fasoneri në zonën e “Freskut”.

 

Në rrugën “Fadil Deliu” një person afrohet me biçikletë, vendos lëndën plasëse në portën hyrëse të fasonerisë dhe më pas largohet.

 

Policia ende nuk ka arritur të lokalizojë personin e dyshuar që vendosi tritolin në fasonerinë në pronësi të shtetasit italian me iniciale R.B.

 

Ky i fundit përballë hetuesve ka pohuar se shkaku i kësaj ngjarjeje dyshohet të jetë konkurrenca. I pyetur nëse ka konflikte me ndonjë person, biznesmeni italian e mohon një gjë të tillë.

 

Në momentin e shpërthimit nuk ka pasur njerëz, por raportohet vetëm për dëme materiale.