Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu njoftoi sot po shkon drejt  përfundimit edhe një tjetër shkollë e re.

Gjimnazi “Shefqet Guzi” në Gramsh, falë financimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me bashkinë, do të garantojë standardet më të mira bashkëkohore për 430 nxënës dhe mësues.

“Në këtë vit, përmes programit të rehabilitimit të shkollave dhe terreneve sportive të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, pushtetit vendor dhe së bashku me Programin e Rindërtimit, përfundojmë ndërtimin dhe rehabilitimin e 100 objekteve arsimore në të gjithë vendin”,  u shpreh Manastirliu./ata