Punimet për rikonstruksionin tërësor të godinës së Qendrës Kulturore për Fëmijë në Durrës janë tashmë në prag të përfundimit.
 
Kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako inspektoi sot nga afër punimet që po kryhen në këtë qendër.
 
Sipas saj, “QKF tashmë ka ambiente me standarde bashkëkohore ku rreth 1mijë fëmijë do të frekuentojnë sektorin e Artit, Sportit dhe Shkencës”.
 
“Duke monitoruar punimet që janë bërë në këtë qendër e cila do të jetë një hapësirë multifunksionale që do t’i shërbejë edhe më mirë nxitjes së aktiviteteve kulturore dhe argëtuese për fëmijët e Durrësit”, theksoi Sako./ata