ryeministri Edi Rama po zhvillon sot një vizitë në Luksemburg ku takoi kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden. Teksa ka ndarë foto nga takimi Rama shkruan në rrjete sociale se Frieden është një mbështetës i vendosur i integrimit të Shqipërisë në BE. Ndër të tjera bën me dije kanë dakordësuar me Frieden, zbatimin e marrëveshjes së heqjes së tatimit të dyfishtë pas daljes së Shqipërisë nga lista gri.
"Takim me Kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden, një mbështetës i vendosur i integrimit të Shqipërisë në BE, me të cilin ndër të tjera dakordësuam zbatimin e marrëveshjes së heqjes së tatimit të dyfishtë pas daljes së Shqipërisë nga lista gri dhe folëm për rritjen e mëtejshme të numrit të turistëve luksemburgezë në Shqipëri", shkruan Rama.