Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një mesazh drejtuar të rinjve, siguroi se “alternativa e PD-së do ta fuqizojë, frymëzojë dhe do ta katapultojë Shqipërinë drejt një të ardhmeje të paparë ndonjëherë”.
Basha theksoi se transformimi teknologjik marramendës që po vjen, na i jep të gjitha këto mundësi.
“Prandaj të gjithë të rinjve shqiptarë ju bëj thirrje nga kjo sallë ‘bëhuni gati’: Ky do të jetë një rrugëtim që do t’ju vendosë në qendër të inovacionit, të edukimit dhe të mundësive të pafundme”, u shpreh Basha./ata