Në Haiti 6 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në ngjarjet që u shënuan në protestat e mbajtura me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit të Haitit, Ariel Henry.
Sipas lajmeve në mediat vendase, mijëra persona u përleshën me policinë të cilët kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Henry.
Në ngjarjet e shënuara, 6 persona u qëlluan dhe u vranë, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën.
Pretendohet se në incidentet ku u ndaluan shumë persona, forcat e sigurisë kanë humbur kontrollin dhe se kanë hyrë në lojë bandat.
Thuhet se banorët janë mbyllur nëpër shtëpi për shkak të zjarreve të vendosura ndaj dyqaneve, shtëpive dhe automjeteve.
Mijëra persona që kanë zbritur nëpër sheshe në të gjithë vendin kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Henry me arsyen se "nuk ka mundur të garantojë sigurinë dhe se nuk ka mundur të gjejë zgjidhje ndaj krizës ekonomike".
Në raportin e përgatitur me 2 shkurt nga Zyra e Integrimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) për Haitin, thuhet se në 3 muajt e fundit të vitit 2023 në Haiti mbi 2.300 njerëz u vranë, u plagosën ose u rrëmbyen dhe se shifra është rritur me 10 për qind në krahasim me tremujorin e mëparshëm./aa