Me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, sot në Shkup u organizua marsh protestues.

Në ngjarjen e organizuar nga Platforma për Barazi Gjinore, dhjetëra pjesëmarrës të tubuar marshuan nga Sheshi Skënderbe drejt ndërtesës së Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Organizatorët po ashtu lexuan një deklaratë në gjuhën maqedonase dhe atë shqipe, duke kërkuar barazi dhe respektimin e të drejtave të grave.

Në marsh kishte gjithashtu pankarta me mesazhe solidariteti me Gazën./aa