Shërbimi Informativ Kombëtar Turk (MIT) neutralizoi në veri të Irakut, Yunus Demirin, të ashtuquajturin anëtar të këshillit të organizatës terroriste PKK/YPG, i cili ishte në kategorinë e kuqe në listën e të kërkuarve për terrorizëm.

Yunus Demir, terroristi me emrin e koduar Sivan Gever, anëtar i të ashtuquajturit këshill të organizatës terroriste PKK/HPG, të cilin lidershipi i ashtuquajtur më i lartë i organizatës terroriste e kishte caktuar posaçërisht për t'iu kundërvënë operacionit "Kthetra-Dryni", ishte në listën e terroristëve të kërkuar dhe për të ishte lëshuar një fletarrest i kuq i Interpolit.

Terroristi Demir, i cili u konstatua se kishte trajnuar një grup terrorist për të sulmuar njësitë e Forcave të Armatosura Turke në zonën e operacionit "Kthetra-Dryni", ishte personalisht përgjegjës për planifikimin dhe drejtimin e aksioneve kundër forcave turke të sigurisë në Irak.

Si rezultat i punës shumëvjeçare të agjentëve të trajnuar të njësisë speciale në terren, MIT konstatoi se terroristi Demir ndodhet në rajonin Gara të Irakut.

Terroristi Demir si dhe terroristët që ishin me të, për të cilët u konstatua se po kontrollonin përgatitjet përfundimtare të terroristëve që do të kryejnë aksionin kundër ushtarëve turq në rajon, janë neutralizuar në vend në një operacion të suksesshëm të MIT.

PKK është një organizatë separatiste e listuar si grup terrorist në Türkiye, Bashkimin Evropian dhe SHBA. Gjatë fushatës së saj terroriste disa dekadashe kundër Türkiyes, terroristët e PKK vranë të paktën 40 mijë njerëz./aa