Kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare i Kuvendit, Nasip Naço, priti në një takim kryetaren në detyrë të Prezencës së OSBE, Clarisse Pasztory.

Në këtë takim u diskutua mbi bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe mbështetjen që prezenca e OSBE i jep Parlamentit dhe veçanërisht Komisionit për Sigurinë Kombëtare.

OSBE jep mbështetje si në procesin legjislativ, ashtu edhe në atë të kontrollit parlamentar, situatën e sigurisë dhe masat e marra në kuadër edhe të shtimit të numrit të turistëve në vendin tonë si dhe mbi situatën dhe zhvillimet politike në vend./ata