Ambasadori i Bashkimit Europian në Tranë, Silvio Gonzato zhvilloi sot një takim me kryetaren e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Klotilda Bushka dhe zëvendëskryetaren Dhurata Çupi.
Gonzato u shpreh se, “teksa Shqipëria ecën përpara në procesin e integrimit në BE, Komisioni për Çështjet Ligjore luan një rol të rëndësishëm”.
“Në takimin tim të djeshëm me kryetaren Klotilda Bushka dhe zëvendëskryetaren Dhurata Çupi, ramë dakord për rëndësinë e të siguruarit që të gjitha projektligjet e shqyrtuara nga Kuvendi të jenë në përputhje me legjislacionin dhe standardet e BE-së”, nënvizoi ai.
“Theksuam gjithashtu nevojën për ta bërë parlamentin e Shqipërisë gati për sfidën e negociatave të anëtarësimit në BE”, u shpreh ambasadori i BE në një postim në rrjetet sociale./ata