Ju nuk dëshironi të turpëroheni në darkat me miqtë apo partnerin tuaj kështu që duhet të dini disa rregulla në lidhje me ushqimet që konsumoni

shkë me vezët e ziera në tavolinë mund të ketë gërshërë me hapje të rrumbullakët në mënyrë që me një veprim të mund të pritni majën e vezës. Mund t’ju shërbejë edhe thika. Në majë mund të vendosni një copëz gjalpi dhe t’i shtoni pak kripë apo piper dhe ta hani me lugë të vogël.

Ndërkaq, nëse sushin e hani me gishta, ngrijeni lehtë me dy gishta. Në rast se përdorni shkopa, kujdesuni që këndi me pjatën të jetë sa më i vogël, përkatësisht të jetë pothuajse paralel me tavolinën. Sushin mos e njomni në salcë soje, por përdorni një copëz xhenxhefili turshi dhe lyejeni lehtë me salcë. Nuk është e këshillueshmë që sushi të qëndrojë për shumë gjatë në pjatë pa u konsumuar.

 
 

 

 
 

Nëse keni porositur krahë pule, kapini krahët në fundin e kockës, gjeni fundin e kockës së madhe dhe tërhiqeni kërcen e cila gjendet aty. Gjeni më të voglin e dy kockave dhe lirojeni dhe tërhiqeni, të njëjtën gjë bëjeni edhe me kockën e madhe. Kofshën është mirë ta mbani me gishta nga fundi i kockës. Kjo rregull, fatkeqësisht, nuk vlen në restorantet e mëdha. Nëse këni porositur kërmijë, përdoreni dhe kapni kërmillin me njërën dorë, ndërkaq me tjetrën me pirun nxirreni mishin dhe njomeni në salcë. Pirunët për kërmij kanë formë të veçantë.