Delegacioni i Hamasit shkoi në Kajro për të përfunduar bisedimet e armëpushimit me Izraelin.
Lidhur me këtë çështje, Hamasi njoftoi se delegacioni i kryesuar nga zëvendëskryetari i Hamasit në Gaza, Khalil al-Hayye, ka shkuar në Kajro për të përfunduar negociatat e armëpushimit me Izraelin.
Netanyahu kishte hedhur poshtë kërkesat e Hamasit për armëpushim dhe urdhëroi një sulm të ri
Burimet palestineze raportuan dje se Hamasi kishte pranuar planin, i cili parashikon një shkëmbim të burgosurish në tre faza dhe armëpushim në Rripin e Gazës.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pas takimit të djeshëm me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, lidhur me ofertën e Hamasit për armëpushim argumentoi se pranimi i kërkesave të Hamasit, i cili ofronte armëpushim dhe shkëmbim të ndërsjellë të pengjeve, do të çonte në një masakër të re për Izraelin.
Netanyahu tha se ata kishin urdhëruar ushtrinë të përgatitej për një sulm në qytetin Rafah në jug të Gazës.
Duke iu drejtuar familjeve të pengjeve izraelite në Rripin e Gazës, Netanyahu argumentoi se kërkesat e Hamasit ishin "joreale" dhe se mbajtja e presionit ushtarak ishte e vetmja mundësi për të sjellë pengjet dhe se pranimi i kërkesave të Hamasit nuk do t'i lironte të burgosurit, por "përkundrazi, do të çonte në një masakër të re"./aa