Turisti 39-vjeçar u gjend shumë pranë vdekjes, pasi arriti t’i mbijetojë këputjes së litarit, ndërkohë që po hidhej nga lartësia.

 

Ngjarja ka ndodhur këtë javë në Changthai Thappraya Safari dhe Adventure Park në Tajlandë, ku një nga turistët e Hong Kong-ut i quajtur Majk rrezikoi jetën gjatë sportit aventurier, atë të hedhjes me litar nga lartësia ose siç quhet ndryshe Bungee Jumping. Në momentin e hedhjes litari i turistit është këputur dhe ai ka përfunduar në pellgun e ujit që gjendej pranë parkut.

 

“Ishte shumë lartë kështu që mbylla sytë. Planifikova të hapja përsëri sytë kur të kthehesha lart. E kuptova se kordoni ishte këputur kur hapa sytë dhe isha i rrethuar nga uji”, tha Majk.

 

Ai arriti të dilte në sipërfaqe dhe të notonte pavarësisht se këmbët e tij ishin të lidhura nga gjysma e poshtme me pjesën e litarit të këputur.

 

Ai thotë se dëmtimet mund të ishin më serioze se kaq, por fatmirësisht ka pasur vetëm disa mavijosje në disa pjesë të trupit.

 

“Dëmtimet mund të ishin më serioze, duke rrëfyer se si ai mbeti i mbuluar me mavijosje. Ishte sikur dikush thjesht më rrahu keq”, tha Majk për CNN.

 

Ai arriti të dilte në sipërfaqe dhe të notonte pavarësisht se këmbët e tij ishin të lidhura nga gjysma e poshtme me pjesën e litarit të këputur.

 

Pavarësisht incidentit turisti bëri të ditur se parku i kishte rimbursuar koston e kërcimit të tij dhe kishte paguar për skanimet me rreze x dhe ultratinguj në Tajlandë.

 

Nithit Intim, themeluesi i parkut, konfirmoi se ishte hera e parë që ky lloj incidenti ndodh në park.

 

I vendosur në veriperëndim të Pattaya, parku i zbavitjes ofron aktivitete të ndryshme, duke përmendur këtu ziplines si dhe Bungee Jumping.