Në Arabinë Saudite është mbajtur takimi konsultativ i ministrave të jashtëm të vendeve arabe, ku u apelua për "armëpushim të menjëhershëm në Gaza" e cila përballet me sulmet izraelite.

Ministria saudite e Punëve të Jashtme njoftoi se në takimin konsultativ që u mbajt me pjesëmarrjen e ministrave të jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Katarit, Egjiptit, Jordanisë dhe Arabisë Saudit, si dhe sekretarit të përgjithshëm të Komitetit Ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO), Hussein Al-Sheikh, u bë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gaza e cila përballet me sulmet izraelite.

Në takim gjithashtu u theksua mbështetja e dhënë për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë (UNRWA).

Ndër të tjera u theksua se do të refuzohet zhvendosja me forcë e palestinezëve dhe se Rripi i Gazës është një pjesë e pandashme e territoreve palestineze nën pushtim./aa