Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, ka dalë nga spitali, ku ka qëndruar për më shumë se 1 muaj.

 

 

Lajmi është bërë i ditur nga media italiane, Corriere della Sera, ku thuhet se gjendja e tij shëndetësore duket të jetë përmirësuar.

 

 

Berlusconi është shtruar në spitalin San Raffaele në Milano që prej 5 prillit. Gjatë shtrimit në spital ai iu nënshtrua kimioterapisë, pasi është diagnostikuar me leuçemi, si dhe trajtim për një infeksion respirator.