Pretendohet se SHBA-ja është përgatitur të zbatojë sanksione ndaj ushtarëve izraelitë në Bregun Perëndimor nën pushtim.

Televizioni shtetëror izraelit KAN njofton se administrata e SHBA-së ka paralajmëruar disa herë Izraelin për dhunën e kolonëve hebrenj kundër palestinezëve por që përgjigjja e qeverisë së Tel Avivit nuk ka qenë e kënaqshme.

Në lajm theksohet se SHBA-ja do të zbatojë sanksione ndaj ushtrisë izraelite, përfshirë ushtarët dhe komandantët nëse nuk merr nga Izraeli brenda 60 ditëve përgjigje për pyetjet dhe kërkesat që ajo ka drejtuar lidhur me dhunën e kolonëve në Bregun Perëndimor.

Gjithashtu theksohet se Izraeli i merr seriozisht kërcënimet e administratës së Bidenit e cila po përgatitet për mundësinë e zgjerimit të sanksioneve në mënyrë që të përfshijë zyrtarët e ushtrisë, anëtarët e parlamentit dhe ministrat.

Në një deklaratë më 1 shkurt nga Departamenti amerikan i Shtetit thuhej se 4 kolonë ekstremistë hebrenj në Bregun Perëndimor u vendosën në listën e sanksioneve me arsyen se "janë përfshirë në aktet e dhunës" dhe "vrasjes së palestinezëve"./aa