Të paktën 7 persona humbën jetën si pasojë e sulmit që Rusia ka kryer me mjete ajrore pa pilot (dronë) të llojit "Shahed" në rajonin Kharkiv të Ukrainës.

Kryetari i Administratës Ushtarake të Rajonit Kharkiv, Oleh Syniehubov në një postim nga llogaria e tij në median sociale njoftoi se ushtria ruse gjatë natës ka kryer sulm ndaj rajonit Kharkiv duke përdorur dronë të llojit "Shahed".

Syniehubov tha se në sulm humbën jetën 7 persona, përfshirë dhe 3 fëmijë.

Ndërsa në një deklaratë nga Prokuroria rajonale e Kharkivit thuhet se Rusia ka goditur me dronë shtëpitë dhe se janë dëmtuar më shumë se 15 shtëpi.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës deklaroi se Rusia ka sulmuar territoret e Ukrainës duke përdorur 26 dronë të llojit "Shahed".

Në deklaratë thuhet se Forcat Ajrore të Ukrainës shkatërruan 18 dronë./aa