Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara (OKB) njoftuan se janë duke u hetuar sulmet kibernetike që Koreja e Veriut kreu në vitet 2017 dhe 2023 për të financuar prodhimin e armëve të shkatërrimit në masë.
Në raportin e hetimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që Associated Press ka siguruar, pretendohet se Koreja e Veriut siguroi 3 miliardë dollarë nga 58 sulme kibernetike të kryera gjatë periudhës korrik 2017 deri në janar 2023.
Në raport thuhet se po vazhdojnë sulmet kibernetike në shkallë të gjerë nga hakerët koreano-verior që mendohet se janë të lidhur me Zyrën e Përgjithshme të Zbulimit të Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Koresë së Veriut.
Raporti ku theksohet se Koreja e Veriut nuk zbaton sanksionet e OKB-së dhe se vazhdon të prodhojë inventar dhe armë bërthamore, iu paraqit Këshillit.
Më tej në raport bëhet e ditur se përveç prodhimit të karburantit të raketave dhe plutoniumit vazhdon aktiviteti në Qendrën e Kërkimeve Bërthamore Yongbyon ku zhvillohet pasurimi i uraniumit dhe në kompleksin nëntokësor të provës bërthamore Punggye-ri.
Sipas deklaratave të zyrtarëve të SHBA-së dhe Koresë së Jugut, Koreja e Veriut po përgatitet të kryejë testin e saj të 7-të bërthamor në historinë e saj dhe të parin që nga viti 2017 në Punggye-ri./aa