Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu shprehet se punonjës të institucioneve qendrore dhe vendore i janë bashkuar fushatës intensive të MSHMS-së për dhurim vullnetar të gjakut në ndihmë të fëmijëve talasemikë dhe të gjithë atyre që kanë nevojë jetike për gjak.

Koçiu ka publikuar në rrjetet sociale foto gjatë dhurimit të gjakut nga punonjës të administratës.

“Mirënjohje çdo punonjësi të Bashkisë Tiranë, Prefekturës Tiranë, HEC Vau i Dejës, KLSH si dhe Bashkisë Lushnje që gjatë kësaj jave u bënë pjesë e zinxhirit dhurues të gjakut në këtë fushatë ndërgjegjësuese e cila do të vijojë gjatë gjithë vitit”, shprehet ministrja Koçiu./ata