Çmimet globale të kakaos kanë kapur një tjetër rekord te ri historik. Kakao është përbërësi kryesor i çokollatës dhe çmimi i saj është dyfishuar në krahasim me fillimin e vitit të kaluar. Rritja e kostove po prek edhe raftet e shitjeve me pakicë sipas kompanisë Hershly, një nder prodhuesit më të mëdhenj të çokollatës në botë.

Kompania tha se po pret një ngadalësim te kërkesës për produktet e saj nga klientët pasi edhe shitjet kane rënë me 6.6% pasi konsumatorët e goditur nga inflacioni ulën shpenzimet për ëmbëlsirat. Hershly tha se aksionet e saj janë ulur me rreth 30% dhe se pret që çmimi i larte i kakaos të frenoje fitimet e saj këtë vit. Edhe rivali i saj në treg Mondelez është me ulje në fitime këtë tremujor.

Në Londër kakao u shit 4670 paund për ton metrik edhe ne New York çmimet shënuan një rritje historike pasi kakao u shit me 5874 dollarë për ton, një rritje gati 90% qe nga fillimi i vitit te kaluar. Rritja e çmimeve të kakaos tashmë po kalon te konsumatorët dhe po shtrydh prodhuesit kryesorë të çokollatës.

Një burim brenda industrisë i tha Reuters se tregtarët i druhen faktit se prodhimi i kakaos do te jetë i dobët edhe ne sezonin e ardhshëm. Çmimet e kakaos janë rritur nga të korrat e dobëta në Afrikën Perëndimore, e cila prodhon pjesën më të madhe të furnizimit global.

Fenomeni i motit “El Nino” ka shkaktuar mot më të thatë në Ganë dhe Bregun e Fildishtë, të cilët janë dy prodhuesit më të mëdhenj në botë të kakaos. Gjithashtu temperaturat më të nxehta dhe ndryshimet në modelet e reshjeve të shkaktuara nga ndryshimet klimatike mund të kenë një ndikim në të korra.