Në Finlandë filloi procesi i votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
Në zgjedhjet në të cilat do të votojnë mbi 4 milionë votues të regjistruar, garojnë ish-kryeministri Alexander Stubb dhe ish-ministri i Jashtëm Pekka Haavisto.
Në vend vazhdon procesi i votimit për raundin e dytë ndërsa pritet që rezultati i zgjedhjeve të përcaktojë politikat e Finlandës në lidhje me NATO-n dhe luftën Rusi-Ukrainë.
Edhe pse ish-kryeministri Stubb ishte në epërsi në zgjedhjet presidenciale të mbajtura më 28 janar në Finlandë, zgjedhjet u lanë për në raundin e dytë për shkak se asnjë kandidat nuk mori më shumë se 50 për qind të votave.
Sipas rezultateve jo zyrtare, ish-kryeministri Stubb doli i pari duke marrë 27.2 për qind të votave ndërsa ish-ministri i Jashtëm Haavisto i dyti me 25.8 për qind të votave./aa