Ushtria izraelite njoftoi të hënën se dy trupa komando të saj u vranë dhe tre të tjerë u plagosën rëndë në luftimet në jug të Rripit të Gazës.

Me rastet e fundit numri i ushtarëve izraelitë të vrarë që nga 7 tetori shkon në 566, duke përfshirë 229 që nga fillimi i operacionit tokësor.

Izraeli ka vrarë më shumë se 28.000 njerëz në Rripin e Gazës që nga inkursioni i Hamasit të vitit të kaluar, në të cilin, sipas Tel Avivit, u vranë 1.200 izraelitë. Fushata ushtarake ka shkaktuar gjithashtu shkatërrim në shkallë të gjerë, zhvendosje masive dhe mungesë të ushqimit.

Në fund të vitit 2023 Afrika e Jugut ngriti padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), duke akuzuar Izraelin për mos respektim të angazhimeve të tij sipas Konventës së Gjenocidit të vitit 1948.

Gjykata e OKB-së, në vendimin e saj të përkohshëm në janar, vendosi se pretendimet e Afrikës së Jugut janë të besueshme, duke urdhëruar masa të përkohshme për qeverinë e Izraelit që të heqë dorë nga aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të garantuar shpërndarjen e ndihmës humanitare për civilët në Gaza./aa