Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

 

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Komunikimeve pranë Presidencës Turke, në bisedë janë trajtuar marrëdhëniet Türkiye-Rusi, si dhe çështjet rajonale.

 

Erdoğan në bisedë e falënderoi Putinin për kontributin e tij lidhur me centralin bërthamor Akkuyu për të cilin sot në Mersin do të bëhet ceremonia e ngarkimit të parë të karburantit.

 

Në bisedën telefonike, ku janë vlerësuar edhe zhvillimet në luftën Rusi-Ukrainë dhe punimet në kuadër të marrëveshjes së drithit, Erdoğan theksoi se mund të punohet mbi nisma të reja nëpërmjet grupit të punës që është propozuar të themelohet.

 

Gjithashtu në bisedë janë trajtuar edhe zhvillimet në Siri.

 

Presidenti Putin, nga ana tjetër, i uroi "të shkuara" presidentit Erdoğan pas shqetësimeve të stomakut./AA