Policia e Tiranës, komisariati numër 1 ka kaluar një pasdite ndryshe, duke dhuruar buzëqeshje dhe duke konsumuar një vakt ushqimi me banorët e shtëpisë së të moshuarve në Tiranë.

Kjo nismë pritet të ndiqet edhe nga komisariatet e tjera të kryeqytetit.

Stafi i komisariatit numër një vendosi të kalojë pak kohë në shtëpinë e të moshuarve Tiranë dhe për të dhënë mesazh ndaj publikut.

“Një trokitje gotash, një buzëqeshje, ndryshojnë pasditen e një personi tjetër”, thanë efektivët.

Komisariati numër 1 ia kaloi stafetën komisariatit nr 2 për të vijuar nismën./ata