Në sondazhin e fundit të kryer në SHBA, më shumë se 4 nga 5 votues konsiderojnë se presidenti Joe Biden është "shumë i moshuar" për të shërbyer një mandat tjetër.
Sipas anketës së kryer nga ABD News/Ipsos, 86 për qind e pjesëmarrësve e konsideruan 81-vjeçarin Biden si "shumë i moshuar" për mandatin e dytë.
Në sondazhin e kryer më 9-10 shkurt, 59 për qind e audiencës në fjalë konsideruan se edhe ish-presidenti Donald Trump është shumë i vjetër për mandatin e dytë.
Sipas të njëjtit sondazh, shumica e votuesve amerikanë (44 me 26 për qind) besojnë se Trump do të mbrojë kufijtë e vendit më mirë se Biden.
Gjithashtu, gjithnjë e më shumë amerikanë i besojnë Trumpit më shumë se sa Bidenit për çështje si ekonomia, lufta kundër krimit dhe inflacioni./aa