Agjencia e Statistikave të Kosovës bën me dije se vitin 2023 janë regjistruar 18 493 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre kurorëzimeve të regjistruara, 16 978 kurorëzime kanë ndodhur brenda territorit të Kosovës, kurse kurorëzime të cilat kanë ndodhur jashtë Kosovës janë regjistruar gjithsej 1515.

“Krahasuar me vitin paraprak (2022) që ishin 17 863, në vitin 2023 janë kurorëzuar 16 978 apo (4.95 %) persona më pak”, thuhet në njoftimin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Kurse sipas raportit, jashtë Kosovës janë regjistruar 1515 kurorëzime. Krahasuar me vitin 2022 (1627 kurorëzime), në vitin 2023 janë kurorëzuar 1515 apo (6.9 %) më pak qifte.

Nga të dhënat statistikore, shihet se Kurorëzime (brenda Kosovës), janë regjistruar më pak në vitin 2023 krahasuar me vitin 2022, gjithashtu (jashtë Kosovës) kemi numër më të vogël të çifteve të kurorëzuar në vitin 2023 krahasuar me vitin 2022.

Sipas komunës ku ka ndodhur ngjarja, në Prishtina janë regjistruar më së shumti kurorëzime 1 mijë e 727 apo 9,3%, në Prizren me 1 mijë e 597 apo 8,6% , në Ferizaj 1 mijë e 102 apo 6.0%, etj.

Personat e kurorëzuar sipas grupmoshës në vitin 2023, më së shumti raste ka te meshkujt e grupmoshës 25-29, në vendin e dytë grupmoshat 30-34 dhe në vendin e tretë grupmoshat 20-24, ndërsa tek femrat më së shumti raste të kurorëzimeve ka grupmosha 20-24, vendin e dytë grupmosha 25-29 si dhe vendin e tretë grupmosha 30-34.

Mosha mesatare e personave të kurorëzuar, të regjistruar gjatë vitit 2023 ishte 30 vjeç.

/KosovaPress/