Tre persona u qëlluan për vdekje në zyrat e një kompanie të transportit detar pranë Athinës, ndërsa i dyshuari i armatosur u vetëvra gjithashtu teksa forcat speciale të policisë përgatiteshin për t'u përballur me të.
Siç njoftuan autoritetet, të shtënat ndodhën në zyrën e kompanisë së transportit detar në Glyfada, të periferisë bregdetare të kryeqytetit. Sipas disa dëshmitarëve, i armatosuri i dyshuar, një punonjës i paidentifikuar i kompanisë, hyri në ndërtesë i armatosur me një armë gjahu dhe pistoletë.
Zëdhënësja e policisë, Consantia Dimoglidou, tha se mes viktimave ishte dhe pronari i kompanisë.
“Autori i dyshuar, i cili punonte për familjen, u gjet i vdekur në një pjesë tjetër nga tre personat e vdekur në kompani. Ai kishte armën e tij sulmuese pranë tij dhe duket se e kishte qëlluar veten në kokë”, tha Dimoglidou.
Ajo tha se oficerët e policisë dhe të forcave speciale kishin hyrë në ndërtesë përpara se të gjendej sulmuesi i dyshuar dhe ishin siguruar që punonjësit e tjerë të largoheshin të sigurt nga ndërtesa./aa