Policia e Kosovës ka njoftuar se protesta e serbëve në Mitrovicë të veriut ka përfunduar e qetë dhe pa incidente.
Policia po ashtu ka njoftuar se në protestë kanë pjesë rreth 1.800 persona.
“Protesta në të cilën kanë marrë pjesë rreth 1.800 persona, përfshirë ata të cilët nga rajone të ndryshme kanë ardhur në formë të organizuar me autobus e vetura, ka përfunduar në ora 12:30 dhe ka kaluar e qetë pa ndonjë incident”, vijon njoftimi.
Gjithashtu, policia thekson se lidhur me protestën e mbajtur sot (12.02.2024 – ora 12:00) në shesh të Mitrovicës Veri, Policia e Kosovës me kohë ka ndërmarrë masat e nevojshme policore me qëllim të ofrimit të sigurisë, ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike para, gjatë dhe pas përfundimit të protestës./gazetaere