Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se vrasja e aktivistes turko-amerikane Aysenur Ezgi Eygi nga ushtarët izraelitë ishte një "ngjarje tragjike".
“Kjo tregon qartë se tensionet në Rripin e Gazës duhet të reduktohen dhe kjo çështje duhet të zgjidhet urgjentisht”, tha Zakharova në një konferencë shtypi në kryeqytetin rus, Moskë.
Ajo paralajmëroi se gjakderdhja e vazhdueshme do të çonte në një rritje të dhunës në territoret e pushtuara palestineze dhe në Lindjen e Mesme në përgjithësi.
“Prandaj, nevojitet armëpushim dhe ofrimi urgjent i ndihmave humanitare për popullsinë e Gazës, e cila është e ekspozuar ndaj veprimeve ushtarake dhe bllokadës. Vetëm në këtë mënyrë mund të shmanget rritja e nivelit të tensionit. Të sigurohen kushtet për inicimin e një procesi gjithëpërfshirës politik për zgjidhjen e kësaj çështje në kuadër të së drejtës ndërkombëtare”, tha Zaharova.
Shtetasja turko-amerikan Aysenur Ezgi Eygi (26) u vra nga forcat izraelite me snajper më 6 shtator gjatë një proteste kundër vendbanimeve të paligjshme izraelite në qytetin Beita në Bregun Perëndimor të pushtuar./TRT