Italia po përgatitet t’i japë lamtumirën Silvio Berlusconit, i cili vdiq mëngjesin e së hënës së 12 qershorit në San Raffaele.

 

Që në orët e para të mëngjesit të së martës, qindra mbështetës vendosën lule para rezidencës. Në një banderolë e madhe shkruhej “Faleminderit, zoti president”. Dhjetëra flamujt të Forza Italia dhe ato të skuadrës së Milanit në përkujtim të ish-kryeministrit Berlusconi. Vilën e tij e viziton një rreth i ngushtë njerëzish dhe ceremonia do të jetë private me kërkesë të familjes.

 

Funerali shtetërordo të kremtohet në Duomo. E mërkura e 14 qershorit do të jetë ditë zie kombëtare sepse në orën 15 kryepeshkopi i Milanos, Mario Delpini, do të kryesojë ritin për t’i dhënë lamtumirën e fundit Kalorësit.

 

Me rastin e varrimit, në shesh do të vendosen ekrane gjigante për të lejuar njerëzit të marrin pjesë në varrimin e ish-kryeministrit. Produksioni i drejtpërdrejtë televiziv do të kryhet nga Mediaset e cila do të japë sinjalin ndërkombëtar për transmetuesit që e dëshirojnë atë me audio të integruar pa koment.

 

Mediaset gjithashtu do ta bëjë të disponueshëm sinjalin nëpërmjet satelitit.

 

Mëngjesin e kësaj të marte u zhvillua në prefekturë mbledhja e Komisionit për Rendin dhe Sigurinë e kryesuar nga prefekti i Renato Saccone në varrimin shtetëror të ish-kryeministrit. Kapaciteti maksimal që do të parashikohet për katedralen (e cila pa kufizime mund të mbajë rreth pesë mijë njerëz) ende nuk është përcaktuar.

 

Ish-kryeministri 86-vjeçar ndërroi jetë rreth 09:30 minuta të së hënës. Ai ndodhej i shtruar në spitalin San Rafaele të Milanos pasi vuante nga leucemia dhe pneumoni në mushkëri.