Në kuadër të hetimeve për godinat e shkatërruara nga tërmeti në Malatya, janë arrestuar 14 nga 40 personat e ndaluar deri më tani.

U arrestua kontraktori Mehmet Özkan.

Özkan, i cili u ndalua në kuadër të hetimeve të kryera nga Zyra e Kryeprokurorit Publik të Adiyaman në lidhje me ndërtesat e shkatërruara nga tërmeti, u arrestua.

Mësohet se godina e shkatërruar nga tërmeti dhe në të cilën humbën jetën shumë persona, mes të cilëve edhe anëtarë të drejtësisë, është rinovuar pa leje 2 vite më parë.

Një ditë më parë u ndalua Ahmet Bozkurt, pronar i Hotel Isias dhe djali i tij Fatih Bozkurt.

Marrja në pyetje e personave vazhdon.