Shërbimi i urgjencës në Spitali Bashkiak të Kuçovës do të ofrojë kushte më të mira me një infrastrukturë të re për një shërbim më të mirë për pacientët.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka inspektuar punimet për rikonstruksionin e Urgjencës të Spitalit të Kuçovës.

Punimet për rehabilitimin e urgjencës kanë nisur një muaj më parë me fondet e spitalit dhe pritet të përfundojnë në muajin mars, ndërkohë që shërbimi për të gjithë qytetarët e Kuçovës ka vijuar të ofrohet pa ndërprerje.

Ministrja Koçiu u shpreh se do të vijojnë investimet për përmirësimin e infrastrukturës së spitalit të Kuçovës për të ofruar shërbime cilësore dhe në kohë për qytetarët.

“Faleminderit për punën që bëni çdo ditë në shërbim të qytetarëve të Kuçovës. Faleminderit për përkushtimin dhe profesionalizmin dhe jam e sigurt që nëse e mbajmë këtë frymë bashkëpunimi, këtë frymë profesionalizmi në këto nivele, do të arrijmë që ta ngremë cilësinë e spitalit edhe më shumë”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë.

Spitali Bashkiak Kuçovë ofron shërbime në pathologji të përgjithshme, pediatri, maternitet, urgjenca, poliklinika e specialiteteve./ata