Shkolla 9-vjeçare “Muhamet Shehu” në Patos i është nënshtruar një rikonstruksioni të plotë.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mjediset e reja të kësaj shkolle, teksa u shpreh se kjo shkollë ka kushtet dhe standardet e nevojshme për 280 nxënës.
Mjediset e reja të shkollës 9-vjeçare “Muhamet Shehu” në Patos, përfshijnë laboratorë, bibliotekë dhe terrene sportive, të cilat janë rikonstruktuar, falë financimit të qeverisë shqiptare.
Pjesë e projektit është edhe palestra e re, me standardet më të mira bashkëkohore, që do të shërbejë edhe si qendër komunitare në shërbim të të gjithë banorëve të zonës./ata