Pas dorëheqjes së ish-Drejtorit të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) Adrian Koni, Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka prezantuar sot Drejtorin ri të Agjencisë, Idriz Haxhiaj.
Prezantimi i tij është bërë në Ministrinë e Brendshme me prani të punonjësve të AAPSK-së.
Haxhiaj do të drejtojë përkohësisht Agjencinë, deri në përzgjedhjen e drejtuesit të ri, i cili do të dalë nga një proces i hapur konkurrimi, sipas parashikimeve të ligjit “Për nëpunësin civil”.
Haxhiaj mban aktualisht detyrën e Drejtorit të Politikave të Rendit dhe Sigurisë Publike në Ministrinë e Brendshme.
Deputeti i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi gjatë një konference për shtyp tha se ministri Balla në krye të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara ka emëruar Ferdinant Tarazhin, por sipas urdhrit të firmosur nga Balla në krye të AAPSK-së është emëruar Idriz Haxhiaj./ata