Kryeparlamentarja, Lindita Nikolla ka uruar Fitër Bajramin për të gjithë besimtarët myslimanë. Nëpërmjet një shkrimi të bërë, Nikolla shkruan se Shqipëria është një familje e madhe ku qytetarët pavarësisht besimeve të ndryshme ndajnë me njëri tjetrin dëshirat për solidaritet dhe bashkim.

 

“Pas përkushtimit e sakrificave të agjërimit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, rritjes shpirtërore, lutjeve, faljeve, refleksioneve, durimit, shpërblehemi e kremtojmë bashkarisht Fitër Bajramin. Shqipëria është një familje e madhe, në të cilën, cilido qoftë besimi ynë, ndajmë me njeri-tjetrin gëzimet, lutjet, bekimet, dëshirat dhe urimet për më shumë mirëqenie, dashuri, solidaritet e bashkim. Gëzuar Fitër Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë!”, shkruan Nikolla.