Grupi palestinez Hamas njoftoi të hënën se kishte vrarë dhjetë ushtarë të tjerë izraelitë në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës.

Krahu i armatosur i Hamasit, Brigada Kasam, njoftoi se ushtarët izraelitë u vranë nga një distancë e afërt nga luftëtarët e tyre në zonën Abbasan Al-Kabir në lindje të Khan Younis.

Ushtria izraelite ende nuk është prononcuar rreth kësaj deklarate.

Forcat izraelite vazhdojnë sulmet e tyre në Rripin e Gazës, ku janë vrarë të paktën 28.340 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe janë plagosur 67.984 të tjerë që nga 7 tetori.

Sipas Kombeve të Bashkuara, për shkak të ofensivës izraelite, 85 për qind e popullsisë së Rripit të Gazës është zhvendosur brenda enklavës së bllokuar dhe përballet me mungesë akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa 60 për qind e infrastrukturës është dëmtuar ose të shkatërruar./aa