Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip ErdoÄŸan deklaroi se "Netanyahu dhe bashkëpunëtorët në gjenocid do të japin llogari për çdo pikë gjaku që kanë derdhur".

ErdoÄŸan mbajti një fjalim në takimin e Grupit Parlamentar të AK Partisë ku ai foli mbi çështjet aktuale dhe situatën e palestinezëve në Rripin e Gazës.

Pasi tha se 15 maji është një ditë kuptimplotë për palestinezët në mbarë botën dhe për veten e tyre, ErdoÄŸan shpjegoi se sot është 76-vjetori i Nakba-s, që do të thotë "Katastrofa e Madhe" në të cilën sionistët nën kujdesin e britanikëve filluan të pushtojnë tokat pasi Perandoria Osmane u detyrua të tërhiqej nga tokat palestineze.

Ai theksoi se masakra e parë masive në tokat palestineze filloi me tërheqjen e Perandorisë Osmane në vitin 1918. ErdoÄŸan tha se bandat sioniste dhe organizatat terroriste sioniste kryen vrasje masive, dëbuan palestinezët nga tokat e tyre dhe i detyruan të migrojnë.

- "Herët apo vonë palestinezët do të kthehen në shtëpitë e tyre"

ErdoÄŸan thotë se në atë kohë qindra mijëra palestinezë shkuan në Liban, Jordani, Siri dhe vende të tjera të rajonit duke marrë me vete vetëm çelësat e shtëpive të tyre dhe filluan një jetë të vështirë në kampet e refugjatëve.

"Situata e atyre që qëndruan ishte më e keqe se e atyre që u larguan. Shteti i Izraelit u krijua më 14 maj 1948 dhe politikat e pushtimit dhe gjenocidit tashmë vazhduan si një politikë shtetërore. Një ditë pas krijimit të shtetit të Izraelit, palestinezët shënuan 15 majin, 'Katastrofën e Madhe' pra 'Nakba' dhe ata çdo vit më 15 maj ripërtërijnë pavarësinë dhe shpresën e tyre për t'u kthyer në shtëpitë e tyre", tha ErdoÄŸan duke shtuar:

"Në këtë ditë të Nakba-s, u dërgoj përshëndetjet e mia të përzemërta vëllezërve tanë palestinezë. Ne ndjejmë dhimbjen e Nakba-s në zemrat tona po aq sa ata. Në përvjetorin e Nakba-s ne ruajmë shpresën po aq sa ata. Herët apo vonë palestinezët do të kthehen në shtëpitë e tyre. Herët a vonë, palestinezët do të përdorin ato çelësa që i kanë mbajtur nën jastëk dhe i kanë lënë amanet brez pas brezi dhe shpresojmë se do të kenë strehët, shtëpitë e tyre".

Më tej presidenti ErdoÄŸan shtoi se: "Hitleri nuk ishte i vetëm në kryerjen e gjenocidit hebre. Në atë periudhë shumë vende në Evropë e mbështetën Hitlerin. Hitleri ndihej shumë i fortë, shumë i fuqishëm, i pamposhtur, ndërkohë që bënte masakra në mënyrë brutale dhe kryente gjenocid. Çfarë ndodhi? Ai qëlloi një plumb në kokë dhe trupi i tij i djegur u gjet në strehën e tij, e cila ishte shndërruar si një gërmadhë si Gjermania".

 

- "Hamasi në Gaza po mbron vijën e përparme të Anadollit"

ErdoÄŸan tha se "Tani ata po na kritikojnë si jashtë ashtu edhe brenda sepse ne mbështesim Hamasin, sepse mbrojmë Hamasin. Nuk ju ka mbetur aspak ndërgjegje apo mëshirë? Kaq shumë e keni humbur shpirtin, personalitetin, identitetin tuaj aq sa të mbroni këtë terrorizëm, shtet të terrorit i cili nuk lejon as kamionët me ndihma që dërgohen për foshnjat e pafajshme të cilat janë duke vdekur nga uria në Gaza".

"Mos mendoni se Izraeli do të ndalet në Gaza. Mos mendoni se Ramallahu do të jetë i sigurt. Ky shtet i tërbuar, ky shtet terrori, nëse nuk ndalet herët a vonë do t'i vë syrin Anadollit me iluzionin e një toke të premtuar. Izraeli nuk po sulmon vetëm palestinezët në Gaza. Po na sulmon neve. Hamasi në Gaza po mbron vijën e përparme të Anadollit. A jeni kaq të verbër sa të mos e shihni këtë", tha presidenti turk duke vazhduar:

"Kaq shumë është mbyllur perceptimi juaj aq sa nuk mund ta kuptoni këtë? Ka njerëz që shqetësohen kur e krahasoj Hamasin me ‘Kuva-yı milliye‘ (forca kombëtare). Pse jeni të shqetësuar? Më falni, a nuk e quajtën Kuva-yı-milliye banditë, rebelë, rebelë, tradhtarë, kaçakë? Sot ata që e quajnë Hamasin një organizatë terroriste, më besoni, nëse do të ishin 100 vjet më parë ata do ta quanin 'Kuva-yi-milliye' organizatë terroriste, rebelë, tradhtarë, kaçakë".

Duke thënë se kombi turk qëndron gjithmonë pranë të shtypurve, të viktimizuarve dhe të varfërve, ErdoÄŸan tha se qëndron veçanërisht pranë atyre që luftojnë për pavarësinë e tyre, për lirinë e tyre dhe për të mbrojtur atdheun e tyre.

"Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë në krah të Hamasit, i cili lufton edhe për pavarësinë e territoreve të veta edhe mbron Anadollin. Nuk do t'u besojmë kurrë atyre që u kanë dhënë me qira vrasësve sionistë shpirtin, mendjen dhe ndërgjegjen e tyre", potencoi ErdoÄŸan.

"Unë shoh se disa njerëz me ndërgjegje të dobët janë të shqetësuar për shkak se ne trajtojmë të plagosurit që vijnë nga Palestina në Türkiye. Të mjerë. Le të shqetësohen sa të duan. Le të bëjnë zhurmë sa të duan. Falë Zotit, ky komb dhe ky shtet ka fuqinë dhe forcën për të shëruar plagët e të plagosurve. Türkiye është shumë më e madhe se imagjinata e tyre", tha ai.

Në fjalën e tij presidenti ErdoÄŸan tha: "Unë dua që kjo të dihet. Edhe nëse do të mbetem vetëm si Tayyip ErdoÄŸan unë do të vazhdoj të mbroj të drejtat e palestinezëve të shtypur, sirianëve, somalezëve, turkistanezëve dhe sudanezëve. Vendosja jonë në shënjestër nga vrasësit sionistë nuk është diçka për t'u frikësuar apo për t'u shmangur, por një medalje nderi që do ta mbajmë me krenari në gjoks. Gjithmonë e kam thënë se frikacakët nuk mund të ndërtojnë monumente fitoreje"./aa