Tri vepra krejtësisht të ndryshme nga njëra-tjetra, por që i bashkon një element i vetëm si vdekja, do të vijnë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas e Baletit. “Il Tabarro”, “Suor Angelica” dhe “Gianni Schichi”, nga Giacomo Puccini, sjellin një histori dashurie me fund tragjik në Parisin e romancave të mëdha, fatin e një vajze që vuan dënimin e saj, e detyruar të vishet murgeshë dhe të mos e takojë kurrë fëmijën e vet si dhe Gianni Schichi-n, personazhi më interesant të Firences që ka lënë një testament i cili ka mërzitur familjarët.

Për këtë sipërmarrje me peshë të TKOB, do të ketë tri skenografi, të ardhura enkas nga Italia, me mbështetjen e Fondazzione Festival Pucciniano dhe Institutit Italian të Kulturës. Tri operat e Puccini-t si dhe të tjera aktivitete të TKOB, do të ekzekutohen në kuadër të vitit Puçinian, në 100-vjetorin e vdekjes së kompozitorit.

TKOB fton përmes rrjeteve sociale, ku shkruan se, “Il Trittico” është vepra që nuk duhet ta humbisni./ata